Alarm në aeroportin e Kopenhagen/ Devijohen fluturime për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Aeroporti i Kopenhagen u përfshi nga paniku gjatë ditës së sotme pas pranisë së droneve në hapësirën ajrore.

Reuters raporton se autoritetet daneze urdhëruan mbylljen e menjëheshme të zonës dhe të paktën 15 fluturime janë devijuar në aeroporte të tjera.

Sipas Flightradar që monitoron transportin ajror, të gjitha ngritjet dhe uljet janë pezulluar që nga ora 20:26, sipas orës lokale.

Deri më tani mësohet se 3 drone të përmasave të mëdha janë kapur nga radarët, ndërkohë që po punohet për zbardhne e ngjarjes.