Drejtoria e Konvikteve lë në rrugë studentët/ “Regjistrohen të parët të afërmit e miqtë e tyre!”

Ditën e djeshme mediat pasqyruan sesi policia e shtetit ka nxjerrë me dhunë disa studentë nga zyra për regjistrimin në konvikte, duke treguar dhe njëherë problematikat e mëdha që të rinjtë kalojnë çdo fillim sezoni shkollor, për t’u sistemuar në konvikte.

Shkak për përplasjet e fundit ka qenë godirna nr.3 në Qytetin Studenti, që është godina më e re dhe me kushte më të mira, dhomat e së cilës u zhdukën pa nisur ende shpërndarja e tyre.

“Videot filmike të kamerave janë në dorën e administratës për ti bërë publike dhe ne kemi thënë më herët që këto ngjarje duhen hetuar nga prokuroria pasi nuk mund të regjistrosh miq e shokë para studentëve që presin në radhë”, tha aktivisti i “Qëndresa Qytetare” Mateo Yskollari.

Disa prej studentëve deklaruan madje se ishin në radhë që në orën 3 të mëngjesit dhe sërish mbetën pa dhoma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Domino.al (@domino.albania)

Drejtori i Rezidencës Studentore Universitare, Olsi Shahini, sqaroi jashtë kamerave për News24, se në procesin e regjistrimit të ditës së enjte, radha është respektuar dhe se për këtë është i gatshëm të vendosë në dispozicion kamerat e ambientit.

Situata për studentët që duan të shkollohen në Tiranë sakaq sa vjen e vështirësohet çdo vit, duke mos gjetur akomodim në konvikte dhe duke u përballur me çmimet e qirave të kryeqytetit që nuk njohin rënie.