Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër nga arratia për akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me çështjen “Buka Sh.a.”, ku ai përballet me akuzën për shpërdorim detyre. Në një deklaratë publike, të shoqëruar me dokumente që pretendon se vërtetojnë manipulimin e procesit gjyqësor, Ahmetaj flet për një persekutim të hapur politik dhe personal, që sipas tij ka nisur prej momentit kur është bërë “target” publik nga Kryeministri Edi Rama.
Në reagimin e tij, Ahmetaj akuzon drejtpërdrejt prokurorin e çështjes, Elvin Gjokaj, për ndryshim të qëllimshëm të akuzave gjatë procesit. Ai thotë se fillimisht është akuzuar për dëmtim të shtetit, një pretendim që u përmend gjerësisht edhe në media dhe u përfshi në aktakuzë, por më pas prokurori e ka tërhequr këtë akuzë gjatë gjykimit paraprak, duke e cilësuar si “lapsus”. Për Ahmetajn, kjo nuk është thjesht një gabim, por një veprim i qëllimshëm dhe tendencioz, që tregon se qëllimi nuk është zbatimi i ligjit, por ndëshkimi politik.
Ahmetaj pretendon gjithashtu se në mënyrë të paligjshme, prokurori ka ndarë çështjen në dy pjesë, ndonëse ka një vendim gjykate që ndalon ndarjen e saj. Sipas tij, kjo është një taktikë e përdorur shpesh nga organi i akuzës për të fragmentarizuar të vërtetën dhe për të shmangur përgjegjësitë e atyre që duhet të hetohen realisht. Ai thotë se prokurori ka fshehur prova të rëndësishme, përfshirë komunikime telefonike dhe dëshmi të personave të pyetur, të cilat nuk janë paraqitur në gjykatë.
Një tjetër pikë e fortë në deklaratën e Ahmetajt ka të bëjë me pretendimin se nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ai e konsideron këtë akuzë si tërësisht të pabazuar, duke sqaruar se vlerësimi i aksioneve në çështjen “Buka Sh.a.” është bërë nga vlerësues të pavarur dhe ka rezultuar në trefishim të vlerës së aseteve – si për shtetin, ashtu edhe për palët private. Ahmetaj thekson se nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e detyron atë të vlerësojë vetëm pjesën e privatit dhe se ky interpretim është i rremë dhe i sajuar për qëllime politike.
Në vijim të deklaratës, Ahmetaj kritikon edhe gjuhën që, sipas tij, përdor prokurori në seancat gjyqësore dhe në dokumentet zyrtare, duke e konsideruar të paragjykuar dhe joprofesionale. Ai thotë se mungesa e tij në sallën e gjyqit është një zgjedhje personale, që nuk mund të përdoret si argument për fajësi, dhe se nuk mund të ketë drejtësi në një proces ku paragjykimi vjen nga vetë organi i akuzës.
Në fund të reagimit të tij, Ahmetaj ka bërë të ditur se dokumentet e bashkëngjitura do t’i ndajë me mediat dhe opinionin publik për të treguar – sipas tij – se çfarë presioni politik dhe personal po përjeton. Ai i bën thirrje publikut që të lexojë me kujdes aktet dhe të kuptojë se çfarë fshihet pas kësaj akuze, duke e cilësuar gjithë procesin si një skenar të ndërtuar për qëllime politike.
Deklarata e plotë:
Keto dokumente qe po ndaj me ju, do ti ndaj edhe me media te tjera per ti treguar kujdo qe eshte i interesuar se cfare presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe. Dokumentet qe gjeni te atashuar ne kete email kane te bejne me ceshtjen “Buka Sh.a” ku akuzohem per shperdorim detyre.
Do te lutesha te lexonit me kujdes se si prokurori i cili ne fillim me akuzonte qe kam demtuar shtetin, e terheq kete akuze per demtim te shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat perpara gjykates per te mbrotjur personat e perfshire ne dosje, qe nga telefona te caktuar tjane rikthyer, komunikime telefonike ne keto telefona qe jane fshehur, deri tek deshmi te personave te pyetur te cilat nuk paraqiten.
Qe nga korriku i vitit 2022 kur kjo ceshtje u mor nga SPAK, ne media dhe gjithandej perflitej qe un akuzohesha qe kisha demtuar shtetin, kjo gje u shkrua dhe ne akuze.
Nderkohe ne seancen e gjykimit paraprak prokurori terheq akuzen e bere nga vete dora e tij e shkruar e zeza ne te bardhe, se une kam demtuar shtetin. “Eshte lapsus i imi…” deklaron. Eshte kjo qesharake Qesharake?? Eshte tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojme kte se e ka kthyer i madhi ne target”.
E dyta po ta shikoni ne dokumentin e atashuar, ka nje moment ku debati Prokuror-Avokat ka te beje mes ndarjes se kesaj ceshje ne dy pjese, stil tashme i konsoliduar ne shume here i organit te akuzes per te devijuar te verteten. Megjithse ka vendim gjykate qe te mos ndahet kjo ceshtje, prokurori e ka ndare ceshtjen se ashtu i konvenion. Por cila eshte arsyeja? te mos dali panorama e te vertetes e plote duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me pergjegjesi ata qe jane pjese?
E treta, Prokurori ne akuze pretendon se skam zbatuar Vendimin e Gjykates kushtetuese.
Prokurori qe vete nuk e zbaton vendimin e gjykates, me akuzon mua per mos zbatim te vendimit te gjykates Kushtetuese dhe pse ne rastin tim Kjo gje nuk eshte e vertete. Fakti qe aksionet ne konsekuence te revleresimit te pavarur te kryer nga vleresues te pavarur, tregon se vlera e asseteve dhe aksioneve per kte shkak eshte trefishuar rrezon dhe kte pretendim.
Dhe ky vleresim eshte per te gjitha palet, shtetin dhe privatin, pra aksionet si te shteti ashtu edhe te privatit jane trefishuar me rivleresimin..
Pretendimi i ri i prokurorit eshte qe pse skam vleresuar vetem privatin . Ne baze te kujt ligji e neni ta bej kete? A ka ligj per Shoqerite Aksionere? A ka ligj privatizimi te aseteve shteterore?
Sigurisht qe ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do ti lexoj pasi ne baze te tyre un skam shkelur asnje ligj. Ashtu sic nuk permend asnje ligj qe un kam shkelur ne akuzen e ngritur prej tij apo Rmes.
Ku eshte pare, e ne cilin ligj shkruhet qe kur vleresohet shtepia metrat katror te kuzhines vleresohen me 200 leke, ndersa ato te dhomes se gjumit me 50 leke.
Nese un do kisha bere kete vleresim per te cilin po akuzohem, meritoja te akuzohesha per ate qe me bejne tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit ne te njejten kohe kam bere kte “Krimin” e domosdoshem, se ju duhem ne burg.
E katerta, shifeni gjuhen qe perdor prokurori… Po te ishte i pavajshem sdo bridhte rrugeve te europes. Ku e gjen te drejten te paragjykoj per prezencen apo mos prezencem time ne sallen e gjyqit e cila eshte zgjedhje sovrane e cdo njeriu. Hajde Reforme ne Drejtesi hajde… E mbani mend deklaraten per dosje voluminoze qe as i lezon.
Ne dokumentin ne we transfer gjeni aktin e vleresimit ku do te shihni cmimin e references per vleresimin e
Shpresoj qe ti lexoni kto ne dokumente e te nxirni konkluzion vete. E me tej, pyesni per kuriozitet nje vleresuas te pavarur tjeter se si behen kto vleresime, e si rivleresehot nje Sh.a (shoqeri tregtare).
Nuk esht se habitem me kte gje, qe dikush e quan qesharake. Un qe e kam ne kurriz e di mire pse e kane sajuar edhe kte akuze.