Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e sotme në qytetin e Korçës ku 3 vajza të mitura kanë përfunduar në spital pas konsumimit të disa karameleve të gjetura pranë një koshi mbeturinash.
Mësohet se karamelet përmbanin esencë hashashi, çka ka sjellë dhe probleme shëndetësore tek të miturat.
Mësohet se vajzat 10 dhe 7 vjeçe janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa motra e tyre 3-vjeçare është në intubim në Spitalin Rajonal të Korçës, në gjendje të rënduar.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë duke pyetur të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave për të zbardhur ngjarjen.