Godina e Sarajeve të famshme në Tiranë, e djeegur disa vite më parë dhe e lënë në harresë pasi kishte shërbyer si bar-restorant, do të shndërrohet në Muze për Artin dhe Kulturën Islame.
Në konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit Islam, mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi këtë projekt si një vlerë të shtuar për kryeqytetin.
“Na jepet mundësia që këtë nisma ta materializojmë si bërthamë e muzeut të ri që do të përbëhet nga kjo godinë dhe një tjetër bashkohore. jemi me fat se do t’i kthejmë Sarajet në identitetin e vet të plotë dhe ashtu si duhet, por gjithashtu do e kemi muzeun ne qendër të Tiranës”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, Muzeu i Artit Islam, është një hapësirë e munguar në Tiranë.
“Kultura dhe arti islam janë pjesë integrale e kulturës së Mesdheut, Evropës dhe pavarësisht se ky muze në përmasën e vet është modest, krahasuar me muzetë pompozë, besoj se është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi që për shumëkënd është një dëshmi e munguar dhe madje dhe një dëshmi e pamundur”, vijoi Rama në fjalën e tij.
Rama u dha përgjigje dhe atyre që mendojnë se kultura islame nuk ka lidhje me Evropën.
Sipas tij, ka shumë që e shohin këtë pasuri të cmuar ku jemi, të traditës sonë si trashëgimi të imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë.
“Është krejt ndryshe, dëshmia përmes një muzeu të tillë është nevojë domosdoshmëri dhe vlerë e shtuar për kryeqytetin.
Na jepet mundësia që këto nismë ta materializojmë në këtë godinë si bërthamë e muzeut të ri që do të përbëhet nga kjo godinë dhe një tjetër bashkohore.
Jemi me fat se përmes këtij projekti, do të kthejmë në identitetin e vet të plotë dhe ashtu si duhet godinën e Sarajeve, por po ashtu do e kemi muzeun ne qendër të Tiranës”, tha Rama.