Bota e artit ka humbur sot një nga emrat më të mëdhenj të historisë së kinemasë. Robert Redford, aktori, regjisori dhe producenti i mirënjohur amerikan, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, në shtëpinë e tij në Utah, pranë familjes.
Sipas burimeve pranë publicistit të tij, Redford vdiq i qetë në gjumë, pa ndonjë sëmundje të njohur që të ishte bërë publike më parë. Lajmi u konfirmua nga mediat ndërkombëtare si Reuters, AP News dhe People Magazine.
Robert Redford lindi më 18 gusht 1936 në Santa Monica, Kaliforni, dhe u shndërrua në një prej figurave më të dashura të ekranit të madh.
Karriera e tij përfshin dhjetëra filma të suksesshëm, përfshirë:
-Butch Cassidy and the Sundance Kid
-The sting
-The way we were
-Out of Africa
-The natural
Përveç suksesit si aktor, Redford ishte një regjisor i respektuar. Në vitin 1981, fitoi çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin “Ordinary People”.
Robert Redford largohet nga kjo botë, por lë pas një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e kinemasë botërore. Ai do të kujtohet si një artist i kompletuar, një vizionar i skenës dhe një humanist i madh.