Arrestohet reperi Mozzik: U ndalua nga policia në aeroportin e Prishtinës

Reperi Mozzik është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Prishtinës.

Shkak për ndalimin e tij, sikurse bën me dije “Indeksi Online”, dyshohet se janë bërë dy ora luksoze me vlerë të madhe monetare, me origjinë të dyshimtë.

Në rrjetet sociale, vetëm disa orë më parë, Mozzik kishte publikuar nje foto me një orë të markës së njohur Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë vetes dhurate.

Njëra prej orëve, sipas raportimeve, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri, e kombinuar me nje rrip të bardhë elegant, duke e berë atë një nga modelet me te veçanta te markës.

Çmimi i saj arrin deri në 1.5 milione euro, shifër kjo që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave për blerjen dhe deklarimit te saj në dogane.