Pas spekulimeve të shumta për abuzime me çmimet e kompanive celulare, ne Shqipëri ka nisur më në fund një hetim ndaj kompanove One dhe Vodafone.
Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti i Konkurrencës, që i ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin ankesat e tyre.
Në një njoftim për mediat Autoriteti ka bërë të ditur se hetimi përfshin periudhën nga 1 janari 2022 deri në 25 korrik 2025.
“Ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.