Goditet grupi i skemave piramidale online: Zbardhen identitetet e të kërkuarve burrë e grua nga Divjaka

Ereledio dhe Alma shebeku, Brunilda Todi, motra e Ereledios

Policia e shtetit, në kuadër të një operacioni për të goditur skemat piramidale online që kanë zhvatur mijëra qytetarë përmes mashtrimit, ka shpallur në kërkim një çift nga Divjaka, të dyshuar si organizatorë të platformës XUEX.

Report TV bëm me dije se bëhet fjalë për 35-vjeçarët Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, të cilët janë në kërkim, ndërsa motra e Ereledios, Brunilda Todi 38-vjeç, është arrestuar.

Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga policia, ndërsa 6 llogari të kriptomonedhave.

Nuk ka ende një shumë konkrete nga policia të parave të sekuestruara, shumave të investuara dhe numrit të qytetarëve të mashtruar.