Dy ditë pas vrasjes tragjike të aktivistit konservator Charlie Kirk në Utah të SHBA-ve, autori i dyshuar është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Tyler Robinson, i cili është dorëzuar pranë autoriteteve nga familjarët.
Guvernatori i Utah Spencer Cox ka falenderuar familjarët e të riut duke thënë se kanë bërë gjënë e duhur.
Burime të mëhershme bëjnë me dije se Robinson i kishte rrëfyer ngjarjen babait të tij dhe se vitet e fundit kishte pikëpamje të forta politike dhe nuk e pëlqente viktimën Charlie Kirk.
Shoku i tij i dhomës rrëfeu për uniformat blu se 22-vjeçari i kishte folur për një armë unike dhe plumba të gdhendur me mesazhe.
Në gëzhojat e gjetura në vendngjarje, ishin gdhendur fjalët: “Hey fashist, kape!”, “o bella ciao, bella ciao” dhe “nëse e lexon këtë, je gay”.
Charlie Kirk u ekzekutua gjatë një eventi në një universitet në Utah në moshën 31-vjeçare.
Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura.