Deputetët bëjnë betimin në seancë e parë parlamentare: Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati

Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë parlamentare në Kuvendi e Shqipërisë, ku është zhvillluar dhe betimi i deputetëve.

Surpriza e kësaj senace ka qenë vendimi i dy deputetëve të PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, për të hequr dorë nga mandati.

Të dy janë zgjedhur në qarkun e Shkodrës nga lista e mbyllur dhe siç bën me dije Report Tv, Doshi pritet të ‘aktivizojë’ listën e hapur të Shkdorës.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.