FBI ka publikuar për herë të parë foton e personit që dyshohet se mund të jetë vrasësi i aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra brutalisht dje gjatë një eventi në Utah.
Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e tij, teksa pak orë më parë është gjetur dhe arma e krimit e hedhur në një zonë pyjore pranë vendngjarjes.
Në imazhet e publikuara, autori i dyshuar shihet me kapele dhe syze dielli.
Policia ka ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për këdo që ofron informacion mbi identitetin e tij.
Charlie Kirk njihej si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Donald Trump dhe kishte bërë bujë shpesh me deklaratat e tij të guximshme, si ajo ku thoshte se vrasjet masive ishin diçka që duhej pranuar, për hir të të drejtës së të mbajturit armë.
Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajzat e tij të mitura.