Anduena Llabani: “Koleget e mia bëjnë takime në burg me njerëz të bandave…”

Gazetarja Anduena Llabani ka qenë e ftuar së fundmi në studion e Top Albania Radio ku në një intervistë me Ronaldo Sharkën, ka folur rreth deklaratës së saj të bujshme rreth një dreke me peshk dhe verë të shtrenjtë me një të burgosur.

Teksa u shpreh se e dinte se sa do t’i kushtonte mediatikisht ajo deklaratë, Llabani nuk ka ngurruar të thotë se ka kolege të sajat që shkojnë në burg për të kryer takime me të burgosur, vetëm për të marrë informacione e për t’i nxjerrë më pas në studio televizive.

Meqë jemi tek e vërteta, ka kolege të miat që shkojnë e bëjnë takime në burg, nuk po flas për çështje që kanë raporte me të burgosur, por raporte pune. Shkojnë aty për të marrë informacione dhe për t’i thënë nëpër studio. Këtu po flasim për njerëz me banda, jo për njerëz të politikës.”-është shprehur gazetarja, duke shtuar më tej se bëhet fjalë për emra të njohur.

“I shohim shumë shpesh. Madje kanë gjithë kohën televizive. Nuk i them emrat… Por ta them me përgjegjësi të plotë, pas 27 viteve karrierë, mbas shumë punësh të kaluara mbi shpatulla, pas shumë sakrificash, madje kam riskuar dhe jetën, por askush nuk flet për këtë.”-u shpreh ajo.