Ngjarje tragjike në Durrës/ I mituri mbytet teksa lahej në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit në lagjen nr.13 ku një 16-vjeçar është mbytur teksa lahej në det.

I mituri me inicialet E.V. është banues i së njëjtës lagje ku ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.