Në një lëvizje të papritur, kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Dredha u vu në krye të Bahkisë pas zgjedhjeve të 14 majit të vitit 2023, pasi kishte shërbyer si ambasador në Emiratet e Bashkuara.
Por puna e tij në qytetin bregdetar ka marrë shpesh kritika të ashpra nga kryeministri Rama, i cili vetë pak javë më parë e qortoi publikisht për ndërtimet pa leje në Vlore.
Dorëheqja e tij priet të zyrtarizohet ditën e nesërme.