Pësoi komplikime gjatë lindjes/ 31-vjeçarja lehonë humb jetën në QKUK pasi humbi foshnjen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një 31-vjeçare lehonë ka ndërruar jetë, vetëm pak ditë pasi humbi dhe foshnjen e saj.

Shefi i repartit intensiv Dr. Shaqir Uka ka konfirmuar rastin dhe ka deklaruar se e reja kishte pasur komplikime të shumta si gjatë shtatzënisë, ashtu edhe gjatë lindjes.

“Përkundër përpjekjeve të shumta të ekipit mjekësor, pacientja nuk arriti t’i mbijetojë komplikimeve të rënda që i kishte hasur gjatë kësaj periudhe,” deklaroi ai.

E ndjera ishte sjellë më 20 gusht në Mjekimin Intensiv dhe vetëm pak ditë më parë, kishte humbur dhe foshnjen gjatë lindjes.