Erogen Vaso Brajoviç, 43-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme nga një atentat që la dy viktima dhe një të plagosur tjetër, është marrë në pyetje nga policia kriminale.
Top Channel bën me dije se Vaso ka rrëzuar alibinë e atentatorit Ragip Gila, duke deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm.
“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai, pavarësisht rekordeve kriminale në Shqipëri për gjobvënie e Mal të Zi si të lidhur me krimin e organizuar.
Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.
Erogen Vaso mësohet se qarkullon me makinë të blinduar, pasi ka qenë pronar i një policoe private, çka e bënte atë një shenjester jo të lehtë.
Pista kryesore që po ndjekin hetuesit sakaq është ajo e vrasjes me pagesë, pasi dyshohet se Gila është pajtuar nga familja Lici e Shkodrës, për eleminimin e Erogen Brajovic.
29-vjeçari është fqinj me Lulzim Kullën, dhëndër në familjen Lico, të cilit në janar të 2018 në mes të Shkodrës, iu bë atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë dhe dëmtime morën edhe 7 qytetarë të pafajshëm.
Pas këtij atentati në Shkodër ndodhën një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe për masakrën e fundit, policia dyshon se zanafilla e konfliktit buron pikërisht te ky atentat i dështuar.