Thellohet historia e atentatit në Shkodër/ Policia zbarkon në shtëpinë e familjes Lici: Ja çfarë u gjet

Policia ka bastisur banesat e fisit Licit, pas atentatit që i mori jetën dy personave në Shkodër, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Kontrolli është kryer në shtëpinë e Mustafa Licit dhe Lulëzim Kullës, dhëndër i familjes Lici, i cili dyshohet që të jetë dhe porositësi i atentatit nga Erogen Vasos, i cili ndodhet i plagosur në Spitalin e Traumës.

Nga kontrolli janë gjetur 4 armë dhe disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e rëndë.

EShenjestra e atentatit, Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Bajrit, i shumëkërkuari që u ekstradua në korrik nga Dubai me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt.

Përveç të vëllait, edhe emri i Erogenit ka dalë si i përfshirë në vepra kriminale. Në vitin 2023, u përmend në një dosje të SPAK si pjesë e grupit të Bajrave. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.