Kantautori Flori Mumajesi i cili prej disa vitesh është shkëputur nga skena muzikore duke i lënë fansat në pikëpyetje, së fundmi i ka konfizuar ata edhe më shumë nëpërmjet një postimi në Instagram.
Në një story të publikuar rishtazi, dëgjohet zëri i këngetares dhe ish-partneres së tij, Elvana Gjata, e cila thotë: “A do ta heqësh qafe si njeri, apo e do te jeta jote? Më thuaj të drejtën tani…”
“Dashurinë… si uji që është i pakët, ashtu të ka dashur…”-dëgjohet të thotë më tej zëri i saj.
Në video flet dhe vetë Flori, i cili thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë!”
Sakaq video mbyllet me një ndër këngët më të ndjera të artistit Mumajesi, me vargjet:
”Si mund të të dojë dikush ty nuk e di,
kur ti e hedh në plehra dashurinë…
Nga ty fëmija jonë do të kishte jetë…”
Duket se kantautori ka dashur të dërgojë mesazhe të koduara lidhur me historinë e tyre të trazuar, ndonëse që prej ndarjes intime dhe profesionale, ata nuk kanë folur kurrë publikisht mbi marrëdhënien e tyre si çift.
Elvana Gjata në një intervistë të disa viteve më parë e ka falenderuar për bashkëpunimin, ndërkohë që Flori nuk ka folur kurrë për të.