Një 26-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përdhunuar një turiste italiane 18-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:25 në breg të detit, ku vajza po qendronte e vetme në shezlong pasi ishte shkëputur nga grupi i saj shoqëror.
Në dëshminë e saj në polici 18-vjeçarja ka treguar se i riu i është afruar dhe ka abuzuar me të seksualisht, pavarësisht përpjekjeve të saj për ta ndaluar.
Pas ngjarjes, vajza ka kryer denoncimin dhe policia ka mundur të kapë autorin e dyshuar, falë kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe një dëshmitari okular.
Pas arrestimit, 26-vjeçari Leonardo Preza ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por me dëshirën e saj.
Sakaq, në trupin e së resë janë gjetur shenja dhune që dëshmojnë të kundërtën. Ajo i është nënshtruar një ekzaminimi të hollësishëm mjekësor për të zbardhur më tej ngjarjen.
Preza rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.