Policia e Tiranës ka venë në pranga 34-vjeçarin Danjel Bushka, pasi i riu akuzohet si autori i zjarrvënies së dy ditëve më parë, që shkrumboi makinën e një 43-vjeçareje.
Ngjarja ka ndodhur në rrug “Frang Bardhi” në Tiranë, për motive të dobëta.
Policia ka publikuar videon që tregon momentin kur i riu afrohet pranë makinës dhe i vë flakën.
Mësohet se shkak i vënies së zjarrit ka qenë se 43-vjeçarja i kishte zënë vendin e parkimit të së motrës.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Daniel Bushka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton se në vitin 2016, të jetë arrestuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë.