Tronditet Kukësi/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një sherri. Zbardhet dinamika

Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Kukësit mbrëmjen e së premtes.

Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:50 në lagjen nr. 5, ku shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A..

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave.

Shkak mendohet të ketë qenë një vend parkimi.

“Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.,” bëri me dije Policia e Kukësit.

Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.