Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Essen të Gjermanisë ditën e sotme pasi një 17-vjeçar nga Kosova ka qëlluar me thikë mësuesen e tij dhe më pas është ekzekutuar nga policia.
Sipas Bild, 17-veçari ka qenë në klasë në një shkollë profesionale dhe në pushim, iu afrua mësueses dhe e qëlloi me thikë në stomak.
E plagosura ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Pas sulmit, i riu u pa në një park disa metra larg godinës së shkollës.
Në momentin që forcat e policisë e rrethuan, ai u turr në drejtim të tyre me thikë në dorë.
Në këtë moment, policia e ka qëlluar me armë për vdekje.