Altin Dumani në Washington/Zbulohet biseda me zyrtarët amerikanë

Dy ditë pas vizitës së shumëpërfolur të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit, është zbuluar më në fund biseda që Dumani ka pasur me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Në një deklaratë për Top Channel, DASH ka treguar shkurtimisht se takimi ka qenë për të eksploruar mënyra të mëtejshme për bashkëpunim potencial mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, shkruhet në deklaratë.