U vra si hakmarrje për problemet e vëllait: Dalin detajet e dosjes së vrasjes së Artur Bashimit

Thuajse një muaj nga vrasja e 47-vjeçarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi në qendër të Athinës, kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e tij.

Hetimi ka zbuluar se vrasja e Bashimit mund të jetë urdhëruar nga një i burgosur, për shkak të problemeve që vëllai i viktimës, Marsel Bashimi, ka pasur në burg.

Mësohet se një mik i tij, u zbuloi autoriteteve se 47-vjeçari, pak para se të ekzekutohej, i kishte thënë se vëllai i tij, Marsel Bashimi, i cili ndodhej në burgun e Trikallas, ishte përfshirë në një incident dhe i kishte thënë të kishte kujdes.

Vëllai i viktimës ishte përfshirë edhe në një incident tjetër në të kaluarën, këtë herë në Koridhallos, me autoritetet që nuk përjashtojnë mundësinë që urdhri për kontratën e vdekjes të jetë dhënë nga një i burgosur.

Vëllai i burgosur i viktimës u pretendoi autoriteteve se qëllimi i vrasjes së tij ishte të dëmtonte “moralin” e tij. Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri.  Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.

Artur Bashimi u lirua nga burgu u Hanias më 1 prill dhe është akuzuar për organizatë kriminale, grabitje, vjedhje dhe pastrim parash. Në vitin 2022, ai u burgos në burgun e Malandrinos.