Trafikoi 11 tonë kokainë nga Amerika Latine/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari

I shpallur në kërkim nga SPAK, është vënë në pranga në Santo Domingo 40-vjeçari shqiptar Soni Pepa.

Mediat vendase bçjnë me dije se në momentin e arrestimit nga Interpoli, Pepës iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumenta italine, 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash.

Arrestimi i 40-vjeçarit vjen në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të lidhur me një ngarkesë kokaine prej 11 tonësh, 600 kilogramë nga të cilat u bllokuan në Rotterdam në nëntor të vitit 2020.

ipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antwerpit, Belgjikë.

I ndaluari u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit për deportim të mëvonshëm, në koordinim me OCN-INTERPOL Santo Domingo.