Top Story Rozë! Grida Duma prezanton Salianjin. Politikani: “Kënaqësia ime e përjetshme”

Emisioni politik Top Story ka nisur me nota rozë këtë sezon në Top Channel.

Moderatorja Grida Duma kishte të ftuar në studio disa analistë për të folur për zhvillimet e fundit në vend, por veçi në prezantim praninë e demokratit Ervin Salianji, duke thënë:

“Kam gjashtë të ftuar sonte, duke nisur me një kënaqësi të veçantë që kam Eervin Salianjin në studio.”

“Mirëmbrëma! Kënaqësia ime… e përjetshme,”-ka thënë i buzëqeshur politikani, duke shkaktuar të qeshura dhe tek Duma.

Që prej ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti i ndjerë tashmë, Grida Duma është përfolur vazhdimisht për një histori dashurie me Ervin Salianjin.

Por ndonëse historia nuk është pranuar kurrë publikisht nga dyshja, gjeste të vogla si ky i fundit duket se miratojnë atë që mediat diskutojnë prej disa vitesh.

Mirëseardhja e ngrohtë sigurisht i referohet edhe faktit që politikani ka qendruar në burg për pothuajse një vit, pas dënimit për kallëzim të rremë lidhur me çështjen Babale dhe kjo ishte ftesa e tij e parë në Top Story pas lirimit.