Shkodër/ Ekzekutohet në qendër të qytetit një person

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e së enjtes.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30.

Viktima është identifikuar si Kristian Kola, 34-vjeç.

Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motorr.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.