Në një deklaratë të dhënë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i marrin në menaxhim bashkitë përkatëse.
Kjo me synimin që plazhet të administrohen në mënyrë më të mirë, duke qenë se zaptimi i plazheve nga bizneset private është një problem ende prezent në bregdet, ndonëse ka vite që diskutohen masa.
“Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.
Shumë shpejt do të nxjerrim të gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu.”-është shprehur kryeministri.