Pasi luftoi për 10 ditë me vdekjen në gjendje kome në spitalin e Fierit, Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 24 gusht pranë Shkollës së Muzikës në Fier, kur Tomani, teksa po kalonte rrugën u përplas me automjet nga një 17-vjeçar në drejtimin e një Range Rover pa patentë.
Policia e ka vënë në pranga të riun, ndërsa tashmë kanë ridalë në dritë intervistat e Kreshnikut, i cili ka qenë i ftuar në studio televizive me të bijën, Nikitën.
Vajza e tij 10-vjeçare është shndërruar në një nga personazhet më të dashur në Tik Tok ku me zërin e saj të ëmbël dhe ëndrrën për t’u bërë këngëtare, ka fituar zemrat e publikut.
“Mundësit edhe i kemi edhe nuk i kemi. Jemi familje e re, por do bëjmë të pamundurën për t’i plotësuar ëndrrën vajzës sonë“, u shprehën në emisionin Vizioni i Pasdites Kreshniku dhe bashkëshortja Kristina.
@kreshnik_nikita #NIKITA #7Mviews #viralvideo #viraltiktok #fyyyyypppp #forNIKI #viraltiktok #foryou ####viraltiktok ♬ original sound – 🇦🇱🎤🎶NIKITA 🎤🎶🇦🇱