Policia italiane neutralizon shqiptarin: Tentoi të hidhte në erë pallatin

Banorët e qytezës Acate në Ragusa të Siçilisë kanë përjetuar momente paniku pasditen e sotme, pasi një shtetas shqiptar tentoi të hidhte në erë një pallat nëpëmjet bombolave të gazit.

Janë dashur 6 karabinierë për të neutralizuar shqiptarin, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Policia e ka shoqëruar atë për të kryer trajtim shëndetësor të detyruar, duke qenë se përbën rrezik për shoqërinë