Korça u trondit mbrëmjen e 31 gushtit nga një sherr masiv në një lokal në hyrje të parkut të qytetit që shkaktoi tre të plagosur.
Në një video të publikuar nga Top Channel, shihet sesi konflikti që nisi si një sherr verbal, degjeneron në dhunë të ashpër, deri në përdorimin e thikës, karrigeve e shkopave të bejsbollit.
Policia ka vënë në pranga 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.
Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja erdhi për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.