Moderatorja Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 34-t ditën e djeshme në një festë që ka nisur që në datën 1 shtator dhe duket se nuk ka mbaruar ende.
Sikurse e ka bërë tashmë traditë, Luana nuk ka ngurruar të ndajë pamje të shumta nga festa në praninë e familjarëve dhe mikeshave të saj të afërta, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë moria e trëndafilave që kishin mbushur dhomën e hotelit ku Vjollca po qëndron në Jalë.
View this post on Instagram
Bëhet fjalë për 10,000 trëdafila, shifër e konfirmuar nga kompania që i tregton ato.
Moderatorja nuk ka bërë me dije nëse lulet ishin surprizë apo jo, por ka publikuar pamjet nga hoteli me lulet e shpërndara në të gjithë sipërfaqen.
Moderatorja ka festuar e vetme këtë vit pas ndarjes nga parteri Krenar Çoçaj, i cili duket se e ka lënë pas historinë me bjonden e njohur të ekranit, duke nisur një marrëdhënie të re me Miss Universe Albania, Endi Demneri.
Vetëm pak ditë më parë, Luana dhe çifti i ri janë gjendur në të njëjtin ambient në Saint Tropez të Francës, ku nuk kanë munguar postimet shpotitëse nga të treja palët.