Një aksident i rëndë autombolistik ka ndodhur të dielën pasdite në Luksembug, ku kanë humbur jetën pesë persona, ndër të cilët tre të rinj shqiptarë nga Kosova.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, sipas asaj që kanë bërë me dije familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale. Një i afërm i tyre ka konfirmuar lajmin, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të të rinjve.
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg aksidentalisht humbën jetën tre engjëjt Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati. Allahu i shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar një nga të afërmit e viktimave.
“Janë përplasur me një kamion, dhe nga flakët janë djegur së gjalli. Trupat nuk njihen më. Janë ndarë në disa pjesë. Nuk ka pasur shenja frenimi. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes”, ka thënë një fqinj i viktimave për Klan Kosova.