Lirohen nga detyra 3 zëvendësministra: Fillojnë ndryshimet në qeverinë e re

Këshilli i Ministrave ka miratar disa ndryshime në kabinetin qeveritar, duke shënuar lëvizjet e para në formimin e qeverisë së re.

Janë liruar nga detyra zëvendësministrat Ilva Gjuzi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko në Ministrinë e Brendshme.

Të tre zëvendësministrat e liruar nga detyra ditën e sotme janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.

Kuko fitoi mandatin e deputetes për qarkun e Korçës, Gjuzi për qarkun Tiranë dhe Ceno Klosi fitoi mandatin e deputetit për qarkun e Fierit.

Ndërkohë 11 shtatori pritet të jetë dita e prezantimit të kabinetit të ri qeveritar.