Pas përfundimit të mandatit të Lorenc Shehu në krye të Policisë Rrugore të Tiranës, pritet komandimi i drejtuesit të ri të institucionit.
Burime pë Shqiptarja.com bëjnë me dije se emri i ri që pritet të vihet në krye të Policisë Rrugore të kryeqytetit është Neritan Buzi, shefi i qarkullimit rrugor në Himarë.
Megjithatë, nuk ka ende një vendim zyrtar për emërimin e këtij të fundit, i cili njëlloj si paraardhësi i tij, do të jetq i komanduar në detyrë.
Lorenc Shehu mori detyrën e drejtuesit të Policisë Rrugore pas arrestimit të drejtuesit të mëparshëm Roven Zeka, nën akuzën e korrupsionit.