Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve në samitin strategjik të Bledit duke replikuar ashpër me moderatoren e samitit, Marta Kos.
Gjatë bisedës në panel, moderatorja ndërpret kreun e qeverisë dhe ky i fundit i kthehet duke i thënë se ishte aty për të folur, ndërsa ajo për të moderuar, raporton Top Channel.
Marta Kos: Nuk ka të bëjë me piketa, jam dakord me Antonion që ka të bëjë me lidershipin në të dyja anët. Ne jemi në lëvizje në këshill, në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grup kapituj sesa në 5 vitet e undit. Kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, fillimisht në Bruksel dhe më pas në ndeshjen e futbollit mes vendeve kandidate dhe atyre anëtare në Tiranë. Është e mundur që nëse përfundojmë në 2026 në aspektin teknik, në 2028 mund të kemi 28 anëtarët e BE-së dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer mund të kemi 29 anëtarë. Unë skam shumë kohë, kam katër vjet.
Edi Rama: Ne jemi njërës besnik, kemi mbështetur Perandorinë Osmane, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe tani juve. Më e mira jonë është që edhe kur ata dështojnë ne jemi me ta. Edhe kur ata vazhdojnë dështojnë ne jemi me ata. Ashtu si ushtarët japonezë në pyll.
Moderatorja: Një sekondë…
Edi Rama: Jo nuk pres një sekondë se jam për të folur këtu. Ti je këtu për të moderuar!