Parashqevi Simaku feston ditelindjen dhe prek me fjalët për të birin: “Ti as që e di kur është ditëlindja ime”

Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen e saj te 59 dhe në një postim në rrjetin social Facebook, ka shprehur trishtimin për mungesën e një urimi nga i biri, me të cilin mesa duket ende nuk i ka rilidhur marrëdhëniet.

“Sot, në ditëlindjen time te 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty.

Çdo nëne, kur zgjohet ne mëngjesin e ditelindjes sẽ saj, enderron qe femija ta perqafoje dhe t’i thotë: ‘Gezuar ditëlindjen, nëna ime!’

Sa shume do te doja ta degjoja këtë nga ty…

Por e di që ti as nuk e di kur eshtë ditelindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.”-shkruan artistja, e cila ndodhet në New York të SHBA-ve, ku vetëm pak kohë më parë nisi trajtimin për shqetësime të shëndetit mendor.

“Megjithatë zemra ime rreh gjithmone me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo fryme të jetes sime.

Edhe pse jemi larg, ti je gjithmone pjesë e imja – drita dhe shpresa ime.

Të dua pafund, Luke! #ParashqeviSimaku”-përfundon shkrimin e saj Simaku.

Këngëtarja e mirënjohur jeton prej vitesh në SHBA pas largimit nga Shqipëria, por publiku nuk dinte më asgjë për fatin e saj. Ajo u pa rastësisht gjatë një interviste në një televizion amerikan, nga ku u zbulua se jetonte  në një stacion treni pasi kishte mbetur e pastrehë pas divorcit nga bashkëshorti.

Që prej ndarjes, Simaku kishte humbur kontaktet me të birin prej 8 vitesh, me të cilin mundi të takohej vetëm pak muaj më parë, falë bujës mediatike qe mori rasti i saj.