Miklovan Danaj, 30-vjeçari nga Shkodra i cili u shpall i zhdukur në muajin maj, është gjetur i pajetë në Marbella të Spanjës.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se familja e Danajt kishte marrë një telegram në të cilin konfirmohej se i riu ishte vrarë dhe i paralajmëronin që të mos e kërkonin.
Ekzekutimi i 30-vjeçarit dyshohet se lidhet me përfshirjen e tij në trafikun e kokainës.
Miklovan Danaj, i cili njihej me emrin “Keli”, ishte një emër i rëndësishëm në botën e trafikut të lëndëve narkotike pasi kishte forcuar pozitat e tij në botën e bandave të kokainës.
Ai jetonte në Spanjë së bashku me partneren dhe vajzën e tyre 8-muajshe.
Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.