Një ditë pas vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Abat të Shalës, në Shkodër, është zbardhur dinamika e ngjarjes.
Autori i dyshuar, 58-vjeçari Ndoc Marraj, ka dëshmuar versionin e tij të ngjarjes pasi është vetëdorëzuar në polici.
Në dëshminë e tij thuhet se mbrëmjen e së enjtes, duke dalë nga prona e tyre, në bisedë e sipër nisi një konflikt.
Viktima tentoi ta qëllonte me kosë, ndërsa autori nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër. Konflikti vijoi dhe më pas, autori e qëlloi 61-vjeçarin, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje.
Tashmë pritet që Gjykata e Shkodrës të japë vendimin për 58-vjeçarin.
