Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën ku një influencere e njohur në Ti Tok është gjetur e vdekur në një kamion së bashku me dy fëmijët.
Viktimat janë identifikuar si 32-vjeçarja Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, djali i tyre 13-vjeçar dhe vajza 7-vjeçare.
Trupat u gjetën javën e kaluar në Guadalajara, por identitetet e tyre u zbuluan vetëm dje, raporton The Sun.
Familja ishte zhvendosur së fundmi në qytet për të jetuar dhe punuar atje.Autoritetet dyshojnë se bashkëshorti i Garibay ishte shënjestra e sulmit, por hetimet vijojnë ende dhe pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen makabre.