Stuhi dhe përmbytje nesër në Shqipëri: Meteorologu grek paralajmëron

Sinpotikani grek Sakis Arnaoutoglou ka paralajmëruar për stuhi, breshër, vetëtima dhe “bomba shiu” në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore, që priten të shkaktojnë përmbytje.

“Nga mesdita e së shtunës dhe më pas shikoni si bëhen të errëta këto zona në Shqipëri prandaj ju që jeni ose do të shkoni në Shqipëri duhet të dini se fenomenet meteorologjike atje do të kenë edhe forcë dhe kohëzgjatje dhe ndoshta do të ketë përmbytje të mëdha. Kujdes të gjithë ju që ndodheni atje”, ka thënë Arnaoutoglou në kanalin e tij në YouTube.
Gjithashtu këto fenomene do të shfaqen edhe në veri të detit Jon edhe në zonat perëndimore të Greqisë në kufij me Shqipërinë, nga Janina e deri në Follorinë.
Sinoptikani grek thekson se këto fenomene do te zgjasin nga mesdita e së shtunës do të vazhdojnë gjatë pasdites, në orët e vona të natës , deri të dielën në mesditë. Sipas tij duhet pasur kujdes tek zonat e ulta më të prekshme për përmbytje nga ora dy pas mesdite deri në mbrëmje.