Shembet me 80 kg tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-drejtuesi i IMT-së në Durrës

Nëpërmjet një shpërthimi të kontrolluar, është shembur ditën e sotme resorti i ndërruar pa leje nga ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili.

Sipas Balkanweb, resorti me sipërfaqe 5600 m2 me dy kate, u shemb nga forcat xheniere, ndërsa strukturat e tjera më të vogla u prishën me fadromë.

Brenda tij ndodheshin dhoma hoteli, 11 garsionera, një pishinë, një ambient sportiv dhe një restorant.

Ardian Halili u vu në pranga dy ditë më parë për ngritjen pa leje të resortit i cili ka nisur punimet që në vitin 2018.