Nuk ka rikthim në Top Channel: Ja ku do ta shohim Arbana Osmanin këtë sezon

Me nisjen e sezonit të ri televiziv, po zbardhen dalë-ngadalë dhe emisionet e reja që do të kemi në ekrane në muajt në vijim, si dhe drejtuesit e tyre.

Por nëse kishte ende disa zëra që flisnin për një rikthim të mundshëm të Arbana Osmanit në drejtimin e Big Brother në Top Channel, tashmë u shuan përfundimisht.

Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e njohur ka konfirmuar se këtë sezon do ta shohim sërish në drejtimin e emisionit të saj në YouTube, të titulluar “Mirëmbrëma Yje”.


“Sezoni i dytë i “Mirëmbrëma yje” nis së shpejti në një shtëpi të re, me më shumë të ftuar, me më shumë të papritura…”-shkruan ajo në promon e emisionit, që këtë sezon do të mbahet në një shtëpi më të madhe se e mëparshmja.

Në “Mirëmbrëma Yje”, Osmani zhvillon intervista me personazhe të njohur të ekranit, por jo vetëm.