Disa ditë pas humbjes tragjike të motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, vëllai i tyre i vogël i sëmurë me leuçemi është dërguar për kurim në Romë.
Lajmin e ka bërë të ditur Elvis Naçi, i cili nëpëmjet fondacionit Firdeus ka marrë përsipër rastin e Islit.
“Amaneti u krye!”-shkruan Naçi duke publikuar një foto të djalit në spitalin Bambino Gesu në Romë.
Isli vellai dy motrave qe humben jeten nga aksidenti, arriti ne spitalin Bambino Gesu ne Rome bashke me nenen.
Shpresat jane te medha qe Isli vogel te sherohet. Ai tani po fillon kurimin e nje semundje te veshtite por ne te gjithe te lutemi per djalin e vogel qe te kthehet i sheruar ne shtepi.
O Zot sheroje Islin, jepu mjekeve sukses, ktheje ate te sheruar plotesisht tek nena dhe babai.”-vijon më tej Naçi.
Motrat e Islit, 22 dhe 20 vjeçe u shuan pak ditë më parë në një aksident automobilistik, ku një i ri i dehur në timon i pëplasi me makinë pas një parakalimi të gabuar.