Shuhet Naun Shundi, aktori humb betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 66-vjeçare

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Ai ndërroi jetë në ambientet e QSUT-së, ku po trajtohej pas kthimit nga Franca.

Ministria e Shëndetësisë mori përsipër shpenzimet pas apelit të familjarëve për vëshirësitë e përballimit të kostove financiare të kurimit

Naun Shundi ishte një nga figurat më të spikatura të skenës shqiptare. Ai dha një kontribut të çmuar për më shumë se katër dekada në fushën e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë.

Gjatë karrierës së tij, interpretoi në mbi 100 role në teatër dhe mori pjesë në rreth 20 filma.

Përveçse aktor dhe regjisor, ai ishte edhe themelues i teatrit të parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”.