Një ekzekutim me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat të Shalës në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes.
Një 61-vjeçar i identifikuar si Piro Prroni ka humbur jetën ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje, ka nisur kërkimin për autorin.
Burime nga policia bëjnë me dije se i dyshuar për vrasjen është Ndoc Maçaj, ndërkohë që pritet ende të zbardhen rrethanat e ngjarjes dhe motivi.
Dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj dhe ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt pronësie.