Florian Carkanji, i njohur në skenë me emrin Kelly, ka treguar për një betejë që po kalon aktualisht lidhur me shëndetin e tij.
Artisti ka rrëfyer në një postim në rrjetet sociale se ka pësuar një paralizë faciale dhe se është nën kujdesin e mjekëve.
“Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë,” shkruan ai për këtë moment delikat në jetën e tij.
“Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.