Aksident i trefishtë në tunelin e Llogarasë: 4 të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e së enjtes në tunelin e Llogarasë.

Mësohet se 4 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.