Motra e 36-vjeçares Marjola Nakoleci e cila u vra brutalisht nga bashëshorti pak ditë më parë në Volos, ka marrë në kujdestari 4 fëmijët e familjes.
Sipas mediave greke, avokati i familjes ishte në gjykatën e Volosit dhe deklaroi se mbeten ende për t’u plotësuar disa detaje në mënyrë që të përfundojë procesi i caktimit të kujdestarisë së motrës së gruas së ndjerë.
Marjola Nakoleci ishte nënë e 4 fëmijëve, ku më e rritura është vajza 18-vjeçare.
Urdhri do të lëshohet nesër në mëngjes nga Prokuroria e Shkallës së Parë e Volosit, ndërsa Shërbimet Sociale kanë përfunduar raportin e tyre, i cili është pozitiv se tezja, e cila jeton dhe punon në Skiathos, do të marrë kujdestarinë.
Fëmijët mësohet të jenë ende në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ishin dëshmitarë të vrasjes makabër të nënës së tyre nga babai, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci.